Komunikatë zyrtare nga Real Madrid
Të mbështetur në pesë pika, komunikata e Real Madridit sqaron se klubi nuk ka bërë asnjë shkelje dhe nuk pret të dënohet nga FIFA.

Sport
Pas lajmit se Real Madrid mund të dënohet nga FIFA, kampioni në fuqi i Evropës ka publikuar një komunikatë zyrtare duke reaguar ndaj tij.
Los Blancos kanë insistuar se gjithmonë kanë respektuar rregullat, dhe mohuan lajmin se kanë qenë pjesë e hetimeve për parregullsi në disa marrëveshje të caktuara për transferimin e futbollistëve.
Të mbështetur në pesë pika, komunikata e Realit sqaron se klubi nuk ka bërë asnjë shkelje dhe nuk pret të dënohet ashti siç i ndodhi Barcelonës në vitin e kaluar që ende nuk ka të drejtë të realizojë përforcime deri në janarin e vitit 2016.