Komunikata për shtyp e Liverpool mbi vendimin e Harvey Elliott

Liverpool përmes një postimi në uebsajtin e tyre kanë konfirmuar vendimin e marrë nga Komiteti i Kompensimit Profesional të Futbollit në lidhje me regjistrimin e Harvey Elliott.

Sport

11/02/2021 11:08

The Reds duhet të paguajnë disa tarifa shtesë për lojtarin Harvey Elliott, që përfshijnë një shumë afro 6 milion euro, të cilat paguhen varur nga perfomanca e lojtarit.

Klubi ka dhënë përgjigjen vijuese pas këtij vendimi: “Ne respektojmë rezultatin e procesit të drejtë dhe të plotë të PFCC në këtë çështje”, u tha në komunikatë, transmeton lajmi.net.

“Tani shpresojmë ta mirëpresim Harvey nga periudha e huazimit me Blackburn Rovers gjatë verës dhe ta ndihmojmë atë të vazhdojë të ndërtojë drejt një karriere të gjatë dhe të suksesshme në Anfield”, vazhduan tutje.

Në fund klubi i Liverpoolit falënderoi gjykatën për procesin e rregullt dhe marrjen e vendimit./Lajmi.net/