Komuna inkurajon qytetarët që të nxjerrin dokumente te gjendjes civile edhe pas orës 16:00

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se sportelet për nxjerrjen e dokumenteve të gjendjes civile punojnë prej orës 08:30 deri në 17:30, andaj Komuna ka apeluar që  t'i shfrytëzoni sportelet për nxerrjen e dokumenteve edhe pas orës 16:00.

Lajme

24/05/2017 16:22

“Të shtunave punohet prej orës 09:00 deri në 12:00. Personat të cilët janë të regjistruar në sistemin e ARC mund të pajisen me dokumente të gjendjes civile në Ekioskë 24h/7. Shiko videon për atë se si përdoret Ekiosku: https://www.youtube.com/ëatch?v=T7m65c–LJQ”, ka njoftuar komuna.

Personat të cilët nuk janë të regjistruar në sistemin e ARC-së, duhet të drejtohen në Bashkësi Lokale varësisht prej vitit të lindjes. Kjo pastaj mundëson tërheqjen e dokumente në Ekioskë, në Bashkësi Lokale tjera si dhe nëpër komuna të tjera.

Nëse jeni të regjistruar në sistemin e ARC-së, pajisuni me dokumente të gjendjes civile në zyret më të afërta të Bashkësive Lokale./Lajmi.net/