Komuna e Prishtinës hapë tender mbi 2.5 milionë euro që synon zbatimin e projektit të Qytetit të Smart

Komuna e Prishtinës ka hapur tender mbi 2.5 milionë euro që synon të fillojë zbatimin e projektit të Qytetit të Smart. Për këtë projekt ka shkruar këshilltari i Glauk Konjufcës, Ilir Kërçeli, i cili tha se ky projekt është i rëndësisë së madhe që ndikon në përmirësimin e jetesës. “Ky është përshkrimi me të cilin…

Lajme

28/03/2024 13:53

Komuna e Prishtinës ka hapur tender mbi 2.5 milionë euro që synon të fillojë zbatimin e projektit të Qytetit të Smart.

Për këtë projekt ka shkruar këshilltari i Glauk Konjufcës, Ilir Kërçeli, i cili tha se ky projekt është i rëndësisë së madhe që ndikon në përmirësimin e jetesës.

“Ky është përshkrimi me të cilin Komuna e Prishtinës do ti shpenzojë 2,533,000.00 milion euro.

Përshkrimi i shkurtër i lëndës së kontratës:

N.P.L. “Prishtina Parking” synon të fillojë zbatimin e projektit të Qytetit të Smart. Me këtë projekt, Prishtina synon të ketë një ndikim pozitiv që rrit cilësinë e jetës, promovon qëndrueshmërinë dhe përmirëson përvojën urbane në përgjithësi. Projekti synon të përmirësojë efikasitetin e menaxhimit të parkimit në zonat urbane dhe tregtare, të përmirësojë fluksin e trafikut dhe të ofrojë një përvojë parkimi efikase dhe tërheqëse për banorët dhe vizitorë.” /Lajmi.net/