Komuna e Obiliqit njofton: Rruga Plemetin–Hamidi e bllokuar nga vërshimet e lumit Sitnica

Komuna e Obiliqit ka njoftuar se rruga Plemetin–Hamidi është e bllokuar për qarkullim si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Sitnica. Sipas njoftimit zyrtar, qytetarët që shfrytëzojnë këtë aks rrugor janë ftuar të përdorin rrugë alternative dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, transmeton lajmi.net. Ekipet komunale ndodhen në terren dhe po monitorojnë…

Lajme

10/01/2026 21:44

Komuna e Obiliqit ka njoftuar se rruga Plemetin–Hamidi është e bllokuar për qarkullim si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Sitnica.

Sipas njoftimit zyrtar, qytetarët që shfrytëzojnë këtë aks rrugor janë ftuar të përdorin rrugë alternative dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, transmeton lajmi.net.

Ekipet komunale ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të parandaluar rreziqe të mëtejshme.

Nga Komuna e Obiliqit u është bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë shenjat dhe udhëzimet e vendosura në terren deri në normalizimin e plotë të situatës./lajmi.net/