Komuna e Obiliqit ndan subvencion në vlerë prej 150 euro për gratë lehona

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, sot ka nënshkruar vendimin përmes të cilit, çdo grua lehonë e Komunës së Obiliqit, do të i ndahet një shumë prej 150 euro, në kuadër të subvencioneve të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale(DSHMS).

Lajme

04/06/2020 15:02

Kryetari Gashi ka theksuar se çdo kategori e shoqërisë do të këtë përkrahjen e nevojshme institucionale e sidomos “gratë që janë shtylla kryesore e familjes dhe shtetit!“ është shprehur ai.

Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:

“Sot, kam nënshkruar vendimin përmes secilit çdo grua lehonë e Komunës së Obiliqit do të i ndahet një shumë prej 150.00€, në kuadër të subvencioneve të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale(DSHMS).

Jam i përkushtuar që çdo kategori e shoqërisë sonë të këtë përkrahjen e nevojshme institucionale, sidomos për gratë që janë shtylla kryesore e familjes dhe shtetit. /Lajmi.net/