Komuna e Gjakovës mbyll dy rrugë, përkeqësohet gjendja pas reshjeve të shiut
Komuna e Gjakovës ka njoftuar se situatë jostabile po mbretëron në disa prej anëve të këtij qyteti, si pasojë e reshjeve të shitu dhe shkrirjes së borës. Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini njoftoi se gjendje më e rrezikshme paraqitet në afërsi të lumenjve të cilët me shumë vështirësi po përballojnë prurjet e mëdha të ujit.…
Lajme
Komuna e Gjakovës ka njoftuar se situatë jostabile po mbretëron në disa prej anëve të këtij qyteti, si pasojë e reshjeve të shitu dhe shkrirjes së borës.
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini njoftoi se gjendje më e rrezikshme paraqitet në afërsi të lumenjve të cilët me shumë vështirësi po përballojnë prurjet e mëdha të ujit.
Gjini deklaroi se për këtë arsye është bllokuar përkohësisht rruga “Bujar Roka” dhe ura e Shkugëzes meqë prurjet e mëdha në lumin Erenik e kanë vështirësuar kalimin në këtë rrugë.
“Prandaj, deri në përmirësimin e situatës, kërkojmë kujdes të shtuar nga të gjithë ju, veçanërisht gjatë lëvizjes në afërsi të lumenjve dhe lokacioneve me sasi të mëdha të ujit.”./Lajmi.net/