Komuna e Drenasit: Të gjitha rrugët të kalueshme, përjashtim dy segmente pas reshjeve

Komuna e Drenasit ka njoftuar qytetarët se pas reshjeve të borës, kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve ka nisur punën që në orët e hershme të mëngjesit për pastrimin e borës. Sipas njoftimit, ekipet janë në terren dhe po punojnë intensivisht për pastrimin e borës dhe sigurimin e qarkullimit normal në rrugët kryesore…

Lajme

08/01/2026 10:16

Komuna e Drenasit ka njoftuar qytetarët se pas reshjeve të borës, kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve ka nisur punën që në orët e hershme të mëngjesit për pastrimin e borës.

Sipas njoftimit, ekipet janë në terren dhe po punojnë intensivisht për pastrimin e borës dhe sigurimin e qarkullimit normal në rrugët kryesore dhe dytësore në gjithë territorin e komunës.

Komuna u bën thirrje vozitësve që të jenë të pajisur me pajisje dimërore dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.

Aktualisht, të gjitha rrugët janë të kalueshme, përjashtim bëjnë rruga drejt Gurit të Plakës në fshatin Çikatovë e Vjetër dhe rruga drejt Kroit të Mbretit në lagjen Bucolli, të cilat mbeten të pakalueshme si pasojë e reshjeve të shiut. /Lajmi.net/