Komplimenti i Trent

Frontmani i Nine Inch Nails, Trent Reznor, e ka shfrytëzuar periudhën melankolike të fundvitit për t’ia dedikuar një ese me tone poetike mikut të tij, David Bowie.

ShowBiz

19/12/2013 21:00

Trent Reznor, frontmani i Nine Inch Nails, e ka shfrytëzuar periudhën melankolike të fundvitit për t’ia dedikuar një ese me tone poetike mikut të tij, David Bowie, me rastin e albumit The Next Day.

Eseja e plotë do të botohet në numrin e ardhshëm të The Hollywood Reporter, më 3 janar 2014.

“Kur u publikua The Next Day, në mars 2013, isha thellësisht i befasuar. Album i ri nga Bowie? Kjo është fantastike. Nuk e dija as që dukej gjëkundi, posaçërisht pas thashethemeve për shëndetin e Bowie’t, të cilat qarkullojnë me vite”.

“Pastaj u mllefosa disi, sepse isha duke e përfunduar albumin tim dhe performoja nëpër koncerte, prandaj s’kisha mundësi që ta absorboja për një kohë të gjatë. E dëgjoja kohë pas kohe”.

“Ishte enigmë – nuk tingëllonte ashtu siç e mendoja. M’u duk se tonikisht ishte paksa konservativ. Por, pas disa muajve, ky album gjendej vazhdimisht pranë meje përgjatë udhëtimeve të gjata”.

“Kur jam vetëm dhe dëgjoj muzikë – e dëgjoj The Next Day”.

“Ende jam duke e zbërthyer gjëegjëzën që e ka paraqitur. Ende po gjej kuptime të reja në tekstet e këngëve. E konsiderova produksion konservativ, por tash më duket avangardë”.

“Si çdo album i mrekullueshëm, ai vetëzbulohet në diçka që s’e kisha menduar fillimisht”.

A.M.

 

David Bowie & Trent Reznor – I’m Afraid Of Americans  (1997)