Kompania paguan bastin se Clinton do të fitojë
Në Angli ka lindur futbolli, por edhe bastet. Prandaj kur dëgjoni shprehjen që në Angli vihet bast për çdo gjë, të jeni të bindur se është e vërtetë.
Fun
Një kompani bastesh i ka paguar një klienti të saj 800 mijë paund, pasi ky i fundit kishte vënë bast për fitoren e Hillary Clinton, në garën për President të SHBA-ve.
Edhe pse zgjedhjet do të zhvillohen pas një muaji, kompania Paddy Power është e bindur se Clinton do të jetë presidentja e ardhshme e SHBA-ve.
E njëjta kompani ka bërë të njëjtin veprim edhe në vitin 2012, duke paguar klientin e saj me 700 mijë paund, pasi ky i fundit kishte vënë bast për fitoren e Barck Obamas, edhe atëherë pagesa është bërë një muaj para zgjedhjeve.