Kompania kosovare “FORMON” krijon ventilatorë të frymëmarrjes
Kompania kosovare “Formon” ka krijuar ventilatorin për frymëmarrje, i cili mund të përdoret në raste urgjente nga pacientët e infektuar me koronavirus.
Auto & Tek
“Këto pesë ditët e fundit në Formon, kemi punuar në dizajnimin dhe zhvillimin e një ventilatori frymëmarrjeje për raste emergjente përgjatë krizës”, ka shkruar ndërmarrja në llogarinë zyrtare të saj në Twitter.
“VentCore”, i emërtuar kështu nga ndërmarrja krijuese, është një ventilator i cili mbështet frymëmarrjen e pacientëve me COVID-19, shkruan lajmi.net.

‘Formon’ ka dizajnuar prodhimin e respiratorit per frymemarrje permes printarave 3D. Firma ka bërë të ditur se prodhimi kryhet në një periudhë të shkurtër dhe nuk ka kosto të lartë.
Në uebfaqen zyrtare të ndërmarrjes thuhet se “pajisja nuk ka për qëllim zëvendësimin e paisjeve të duhura mjekësore, por është një paisje emergjente në rast të shterjes së opsioneve të tjera”. /Lajmi.net/
