Kompania ‘Facebook’ evakuon 4 ndërtesa, dyshohet për substancë vdekjeprurëse

Kompania e rrjeteve sociale ‘Facebook’ ka evakuuar katër ndërtesa, ndërsa dy persona po dyshohet se i janë ekspozuar një pakoje të dyshimtë me substancë vdekjeprurëse, të dorëzuarnë objektin e postës në Silicon Valley.

Auto & Tek

02/07/2019 08:39

Personat të cilët kanë pasur kontakt me paketën e dyshimtë, nuk kanë treguar ndonjë simptomë të ekspozimi, tha Jon Johnson, zjarrfikës në qytetin e Menlo Park, ku gjendet edhe baza e ‘Facebook-ut’, transmeton lajmi.net.

“Njësia (Facebook) teston të gjitha paketat që vijnë. Tani ne vetëm presim për t’u verifikuar nëse e gjithë kjo është e vërtetë apo jo”, tha ai.

Zëdhënësi i Facebook, Anthony Harrison, tha se kompania evakuoi katër ndërtesa pas testit dhe se po bashkëpunonte me policinë në hetim.

“Autoritetet nuk kanë identifikuar ende substancën e gjetur. Që tani, tre prej ndërtesave evakuuara janë pastruar”, potencoi tutje Harrison.

Sarin është një përbërës i fuqishëm helmues që pengon sistemin nervor, i cili është përdorur edhe si një armë kimike historikisht. Ekspozimi ndaj saj mund të jetë fatal. /Lajmi.net/