Kompania e Ujësjellësit “Prishtina” nis identifikimin e kyçjeve ilegale në rrjet

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas dhe Graçanicë se, kjo kompani ka formuar grupe/komisione të veçanta për identifikimin dhe kontrollimin e të gjitha zonave të shërbimit, në gjetjen e kyçjeve ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit.

Lajme

09/06/2020 09:04

“Në kuadër të reduktimit të humbjeve të ujit, inspektorët do fillojnë me veprime në terren”, thuhet në kumtesë.

Në të njejtën kohë, kërkojmë nga konsumatorët që, të realizojnë pagesa për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, poashtu mundësia e lehtë për kryerjen e shërbimeve ende vazhdon, si riprogramimi i borxheve të akumuluara për shërbimet ( me këste mujore 12-36 muaj) varësisht nga shuma totale e borxhit”. /Lajmi.net/