Kombëtarja vazhdon punën, Jupa optimist

E premtja ishte dita e dytë e përgatitjeve të Kombëtares së Kosovës në hendboll për ndeshjet e para të raundit të dytë të kualifikimeve për “Euro 2022”. Nën urdhrat e kryetrajnerit Javier Cabanas, djemtë tanë kanë punuar me përkushtim. Të gjithë janë të vetëdijshëm për peshën e fanellës dhe vlerën e përfaqësimit të vendit në këtë kohë të vështirë.

Sport

30/10/2020 21:24

Grupi i lojtarëve po kompletohet gradualisht. Të premten ka stërvitur edhe Deniz Terziqi, ndërsa me ekipin është bashkuar edhe Liridon Zena.

Pivoti Kastriot Jupa vazhdon të jap maksimumin në secilën stërvitje.

“Po punojmë me intensitet të lartë që të përshtatemi me taktikën e trajnerin Cabanas. Po presim që së shpejti të kompletohemi i tërë ekipi. Jemi të gatshëm për të luftuar për rezultate pozitive në këto dy ndeshje që do të jenë një sprovë e madhe për ne”, ka thënë Jupa pas stërvitjes të mbajtur në mbrëmjen e së premtes.

Stërvitjet vazhdojnë edhe në fundjavë, dy herë në ditë, ndërsa pritet që të arrijnë të gjithë lojtarët në të cilët llogaritet për ndeshjet me Malin e Zi dhe Slloveninë. Kombëtarja të martën udhëton për në Mal të Zi kurse ndeshja është në Podgoricë të mërkurën. /FHK/