Kombëtarja shqiptare “përforcohet” me dy futbollistë

Blerim Kukeli dhe Frederik Veseli pritet t'i bashkohen skuadrës në hotel "Falkeistein".

Sport

28/05/2016 15:03

Organika e Kombëtares shqiptare pritet që të plotësohet nesër me afrimin e futbollistëve të tjerë.

Paraditen e së nesërmes do të mbërrijnë në Austri për tu vënë nën urdhrat e trajnerit De Biasi, dy futbollistë të tjerë.

Blerim Kukeli dhe Frederik Veseli pritet t’i bashkohen skuadrës në hotel “Falkeistein”.

Kjo për shkak se futbollistët do të luajnë sot për Kupen e Zvicrës.

Ndërkohë më datë 30 maj, vjen edhe Ergys Kaçe, skuadra e të cilit është duke luajtur në fazen playoff.