Kombëtarja fillon stërvitjet për ndeshjen me Serbinë (VIDEO)
Kombëtarja e Shqipërisë e ka zhvilluar seancën e parë stërvitore për përballjen me Serbinë.

Sport
Lajmi i mirë për Shqipërinë është se kapiteni Lorik Cana, u shfaq në këtë përgatitje dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së enjtes.
Përveç Canës, De Biasi e ka të gatshëm edhe mesfushorin Burim Kukeli.
Në seancën e parë Biasi ka preferuar të rezervojë një stërvitje më të lehtë për futbollistët që janë aktivizuar të dielën me Etrit Berishën dhe lojtarët që aktiviziohen në Zvicër si Gashi, Abrashi , Xhimshiti, Sadiku, që kanë zhvilluar një seancë më të reduktuar.
Gjatë ditës grupit të lojtarëve pritet ti bashkohen dy lojtarë të Skënderbeut dhe Elseid Hysaj, të cilët i zhvilluan ndeshjet kampionale mbërëmë vonë.
Nis-misioni-anti-serbi-
Posted by Arlind PA Ajeti on Monday, October 5, 2015