Komandon Juventus

Juventus mposhti në udhëtim Livornon me rezultat 2:0 në kuadër të xhiros së 13-të dhe u rikthye në krye të tabelës në Serie A. Kampioni në fuqi e zhbllokoi mbrojtjen e ngjeshur të vendasve në minutën e 63-të kur pas një aksioni të filluar nga Këadëo Asamoah, mesfushori Paul Pogba harkoi saktë për Fernando Llorenten,…

Sport

24/11/2013 15:50

Juventus mposhti në udhëtim Livornon me rezultat 2:0 në kuadër të xhiros së 13-të dhe u rikthye në krye të tabelës në Serie A.

Kampioni në fuqi e zhbllokoi mbrojtjen e ngjeshur të vendasve në minutën e 63-të kur pas një aksioni të filluar nga Këadëo Asamoah, mesfushori Paul Pogba harkoi saktë për Fernando Llorenten, kurse sulmuesi spanjoll realizoi gol të bukur për avantazhin e mysafirëve.

Pak më tepër se dhjetë minuta më vonë, Llorente ishte sërish pjesëmarrës – kësaj radhe si asistues – duke shërbyer për partnerin e tij të sulmit, Carlos Tevez i cili e dyfishoi epërsinë e Juventusit dhe siguroi pikët e plota për skuadrën e Antonio Contes.

Bianconerët tejkaluan Romën në krye të tabelës dhe tani udhëheqin me 34 pikë, dy më tepër se Giallorossët që të hënën mbrëma ndeshen në Olimpico me Cagliarin.