Komandantët e NATO-s vizitojnë Manastirin e Graçanicës, KFOR-i rikonfirmon përkushtimin për mbrojtjen e trashëgimisë fetare në Kosovë

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli, Admirali George M. Wikoff, dhe Komandanti i KFOR-it, Gjeneral-majori Roberto Vergori, vizituan Manastirin e Graçanicës. Gjatë vizitës së tyre, komandantët ushtarakë të NATO-s u takuan me Peshkopin Teodosije Sibalic të Eparkisë së Rashkës dhe Prizrenit dhe me Atin Sava Janjic të Manastirit të Deçanit të Epërm…

Lajme

14/10/2026 20:55

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli, Admirali George M. Wikoff, dhe Komandanti i KFOR-it, Gjeneral-majori Roberto Vergori, vizituan Manastirin e Graçanicës.

Gjatë vizitës së tyre, komandantët ushtarakë të NATO-s u takuan me Peshkopin Teodosije Sibalic të Eparkisë së Rashkës dhe Prizrenit dhe me Atin Sava Janjic të Manastirit të Deçanit të Epërm në Republikën e Kosovës.

KFOR-i në komunikatë tha se “ KFOR rikonfirmoi përkushtimin e tij për mbrojtjen e trashëgimisë fetare dhe kulturore të Kosovës, përfshirë përgjegjësinë e vazhdueshme për sigurinë e Manastirit të Deçanit të Epërm, të cilin e ka mbrojtur që nga viti 1999”.