Kolona të gjata në magjistralen Ferizaj–Prishtinë për shkak të reshjeve dhe borës

Magjistralja Ferizaj–Prishtinë është përballur me kolona të gjata automjetesh, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e lirë të mjeteve. Si pasojë e reshjeve të shiut që kanë vazhduar tash e tri ditë në Kosovë, kjo pjesë e rrugës është mbushur me ujë, ndërsa reshjet e borës që kanë nisur sot e kanë përkeqësuar edhe më tej situatën,…

Lajme

08/01/2026 09:47

Magjistralja Ferizaj–Prishtinë është përballur me kolona të gjata automjetesh, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e lirë të mjeteve.

Si pasojë e reshjeve të shiut që kanë vazhduar tash e tri ditë në Kosovë, kjo pjesë e rrugës është mbushur me ujë, ndërsa reshjet e borës që kanë nisur sot e kanë përkeqësuar edhe më tej situatën, shkruan lajmi.net.

Uji i grumbulluar në rrugë dhe kushtet e pafavorshme atmosferike kanë bërë që lëvizja e automjeteve të jetë e ngadalësuar dhe në disa segmente pothuajse e bllokuar.

Shoferët shprehen të shqetësuar për vonesat e gjata, duke apeluar për kujdes të shtuar gjatë vozitjes, ndërsa institucionet përgjegjëse pritet të ndërmarrin masa për sanimin e gjendjes dhe lehtësimin e qarkullimit. /Lajmi.net/