Kokainë në shkëmbim të favoreve seksuale, pjesë e grupit 4 shqiptarë
Policia italiane ka kapur një grup trafikantësh në Aquilano që kishte një mënyrë të veçantë për të bërë tregti me drogën. Rrjeti i trafikantëve parapëlqente që në vend të parave nga femrat që kërkonin kokainë të merrnin favore seksuale.
Lajme
Policia ka zbuluar një gjë të tillë me anë të përgjimit të telefonatave që trafikantët bënin me femrat e interesuara për të blerë kokainë. “Dëgjo këtu”, thotë trafikanti në telefon. “Dua të bëjnë çdo gjë me ty sonte. Je dakord?”.
Më pas “pazari” i kokainës mbyllej me një natë në dhomën e ndonjë hoteli. Pjesë e këtij grupi janë shqiptarët Elis Llambi, 24 vjeç, Denis Nukaj, 28, Elton Llanaj, 33 dhe Redon Bega, 23, raporton Shekulli.