Kohë Haverash
Lajm fantastik për të gjithë haverat e Haverave. Episodi i ri i serialit antologjik Only Fools And Horses, pritet të shfaqet në marsin e vitit të ardhshëm. Del Boy dhe Rodney, me shumë gjasa, do të rikthehen në ekran.

ShowBiz
Lajm fantastik për të gjithë haverat e Haverave.
Episodi i ri i serialit antologjik Only Fools And Horses pritet të shfaqet në marsin e vitit të ardhshëm. Del Boy dhe Rodney, me shumë gjasa, do të rikthehen në ekran.
Sir David Jason, i cili e luan dallaveraxhiun Del Boy, i ka deklaruar gazetës britanike The Times se e ka marrë skenarin, por nuk e ka lexuar plotësisht.
“E kam shfletuar shpejt e shpejt dhe më duket shumë i mirë”.
“Leximin e ngadalshëm dhe të thellë do ta bëj kur të jem i qetë dhe pa obligime tjera”.
“Nuk është diçka që mund ta bëni shkel-e-shko”.
Only Fools And Horses së pari u shfaq në 1981 dhe vazhdoi rregullisht deri më 1991.
Pas kësaj u xhiruan disa episode speciale për festën e Krishtlindje ve, i fundit ishte në 2003.
Krijuesi i serialit, John Sullivan, i cili vdiq në 2011, kishte thënë në 2008 se kurrë më nuk do të bënte episode të reja.
Skenari për episodin e ardhshëm është shkruar nga djali i tij, Jim Sullivan, i cili është bazuar në idetë e babait.
A.M.
Intro dhe skena në bar.