Klubeve të Premierligës u jepet leja për ndeshje miqësore, këto janë rregullat që duhen t’u përmbahen

Klubeve të Premierligës iu është dhënë drita e gjelbër për të organizuar ndeshje miqësore para rifillimit të sezonit më 17 qershor.

Sport

02/06/2020 16:56

Sipas The Telegraph, janë një numër i rregullave strikte që klubet duhet t’iu përmbahen.

Ndeshjet do të luhen pa gjyqtarë zyrtarë, punë të cilën do ta kryejnë stafi trajnues.

Skuadrat nuk kanë të drejtë të udhëtojnë më shumë se 90 minuta për të zhvilluar ndeshjen miqësore, dhe lojtarët duhet të udhëtojnë me makinat e tyre.

Këto ndeshje miqësore do t’u shërbejnë skuadrave që të përgatiten sa më mirë para rifillimit të Premierligës./Lajmi.net/