Klopp: Salah mund të fitojë Topin e Artë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp insiston se sulmuesi Mohamed Salah mund të fitojë Topin e Artë.

Sport

18/10/2021 17:34

Klopp deklaroi për Salah se është lojtari më i mirë në botë pas fitores ndaj Watfordit, transmeton lajmi.net.

Para ndeshjes ndaj Atleticos, Klopp theksoi se egjiptiani mund të fitojë Topin e Artë.

“Po. Nuk kam ide se duhet ta fitosh Topin e Artë. Nëse është të jesh në finalen e Ligës së Kampionëve dhe më së shumti gola, do jetë vështirë, por nëse është për formën në dy vitet e fundit, atëherë ka shans”.

“Pas dy golave që shënuan të gjithë mendojnë se mund të jetë më i miri. Ai ka shënuar edhe në të kaluarën dhe ka bërë paraqitje në nivelin e lartë për shumë vite. Ai do e bëjë sërish dhe sërish. E meriton, por tani do përgatitemi për Atleticon”.

Nesër, Atletico do e mirëpres Liverpoolin në “Wanda Metripolitano”./Lajmi.net/