Klopp nuk pranon humbjen në garën për titull të Premierligës

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk është gati ta pranojë humbjen për titullin e Premierligës, ngase beson që "Reds" mund t'i afrohen Mancehster Cityt.

Sport

16/01/2022 23:43

Liverpool triumfoi me rezultat 3 – 0 ndaj Brentfordit, duke iu afruar në 11 pikë, edhe pse kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, transmeton lajmi.net.

Pas fitores, tekniku gjerman ende nuk heq dorë nga mundësia që Liverpool të bëhet kampion për këtë vit.

“Nuk duhet të bindim askënd. Nëse duan të na besojnë, atëherë munden të na besojnë”.

“Nëse je me ne, shijoje këtë rrugë dhe do shkojmë për të gjitha. Jemi gati të shkojmë aq sa mundemi”.

“Nuk është situata të flasësh për garën për titull, është 11 pikë me një ndeshje më pak”.

Ndërkohë, Liverpool në ndeshjen e radhës në kuadër të Premierligës do takohet me Crystal Palace të dielën e ardhshme./Lajmi.net/