Klopp merr lajme fantastike, Van Dijk dhe Firmino i rikthehen stërvitjeve

Virgil van Dijk dhe Roberto Firmino i kanë dhënë trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp, një gëzim të madh, teksa u panë që janë rikthyer ushtrimeve në terrenin stërvitor. Dyshja u panë duke buzëqeshur jashtë në Qendrën e Stërvitore AXA, teksa vazhdojnë të rikuperohen nga lëndimet përkatëse, transmeton lajmi.net. Van Dijk nuk është paraqitur për Liverpoolin…

Sport

04/02/2023 08:59

Virgil van Dijk dhe Roberto Firmino i kanë dhënë trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp, një gëzim të madh, teksa u panë që janë rikthyer ushtrimeve në terrenin stërvitor.

Dyshja u panë duke buzëqeshur jashtë në Qendrën e Stërvitore AXA, teksa vazhdojnë të rikuperohen nga lëndimet përkatëse, transmeton lajmi.net.

Van Dijk nuk është paraqitur për Liverpoolin që nga një lëndim në muskul kundër Brentfordit muajin e kaluar, ndërsa sulmuesi brazilian pësoi një lëndim gjatë kampit stërvitor në Dubai.

Përplasja e ‘Reds’ kundër Wolverhamptonit në Premier Ligë të shtunën, ndoshta do të vijë shumë shpejt për të dy yjet, por ata mund të kthehen në të ardhmen e afër për të lehtësuar krizën e vazhdueshme të lëndimeve./Lajmi.net/