Klopp ‘mbush’ me shpresa tifozët e Liverpoolit përpara ndeshjes ndaj Man City

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, në një intervistë ka dhënë të rejat më të fundit mbi lojtarët Alisson Becker, Sadio Mane dhe Fabinho.

Sport

05/02/2021 14:43

Liverpool dhe Manchester City do të përballen të dielën nga ora 17:30 mes vete në kuadër të javës së 23-të në Premierligë.

The Reds kanë pasur probleme të shumta me lëndime këtë sezon dhe tre ndeshjet e fundit Fabinho ka munguar si pasojë e lëndimeve.

Pak minuta para ndeshjes ndaj Brighton, Alisson gjithashtu u njoftua se nuk do të jetë i gatshëm për sfidën pasi është i sëmurë.

Klopp tha se portieri ndihet shumë më mirë dhe do të paraqitet në seancën e sotme stërvitore.

“Sadio dhe Fabinho do të marrin pjesë në stërvitje gjithashtu, nuk mund të flas më tepër. Do ta shohim më vonë”, tha 53 vjeçari./Lajmi.net/