Klopp konfirmon planin e Liverpool – kontratë të re për Milner
Jurgen Klopp ka konfirmuar planet e skuadrës së Liverpool lidhur me James Milner.

Sport
Trajneri gjerman, Jurgen Klopp është shprehur i bindur se skuadra do t’i vazhdojë kontratën veteranit anglez, James Milner.
Kontrata aktuale e 36 vjeçarit skadon në fund të sezonit, por Klopp është i vendosur ta mbajë mesfushorin edhe përtej kësaj kohe të caktuar, përcjell lajmi.net.
“Ka disa bisedime, por si gjithmonë, ne nuk i komentojmë më tutje këto. Por po, klubi do të jetë në bisedime me Milly, kështu që do të shohim”, ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.
“Nuk ka shanse që Milly të pensionohet vitin tjetër. Ai është i etur të luajë dhe unë e kuptoj këtë, sepse jeta pas karrierës është shumë më e gjatë sesa karriera. Kështu që duhet shtyrë karrierën aq gjatë sa mundësh, nëse mund të luash akoma futboll”, shtoi gjermani.
James Milner ka qenë një lojtar mjaft i rëndësishëm në periudhën e Klopp. Ai është përdorur në shumë rotacione duke mbuluar pozitat e mesfushës, por edhe krahët e mbrojtjes. /Lajmi.net/