Klopp jep 2 arsye pse Liverpool mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Jurgen Klopp në konferencën për shtyp një ditë përpara ndeshjes në Ligën e Kampionëve ndaj RB Leipzig ka biseduar rreth fituesit të kësaj gare.

Sport

09/03/2021 21:34

Klopp ka treguar se cilët janë dy arsyet që Liverpool mund të fitojë Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.

“Dy gjëra (që mund të na sjellin neve Ligën e Kampionëve) janë kualiteti dhe futbolli në përgjithësi. Ju gjithmonë kenj një mundësi në ndeshjen tjetër”, ka thënë ai para gazetarëve.

“Ne po kalojmë një formë më të dobët sesa Leipzig, mirëpo ato rezultate nuk kanë ndikim në ndeshje. Po shkojmë për të luajtur një ndeshje të mirë, nuk kam dyshim në skaudrën time”, tha Klopp.

Megjithatë, The Reds ka fituar me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Leipzigut./Lajmi.net/