Klopp i emocionuar për ndeshjen ndaj Milan: Asnjëherë nuk kam qenë në “San Siro”
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloppo thotë se do vazhdojnë të luajnë çdo ndeshje me fuqi të plotë edhe pas kualifikimit.
Sport
Me fitoren ndaj Atletico Madrid, “Reds” siguruan kualifikimin në fazën e eliminimit direkt, derisa kanë mbetur edhe dy ndeshje, transmeton lajmi.net.
Tekniku gjerman është i emocionuar për përballjen e radhës ndaj klubit italian.
“Fiton shumë para kur fiton Ligën e Kampionëve, por gjëja më e rëndësishme ishte të kalojmë raundin e parë duke fituar katër nga katër ndeshje”.
“Tani, duhet të shkojmë në Milan. Shkojmë në një stadium historik që nuk kam qenë asnjëherë dhe do bëjmë një paraqitje të mirë aty gjithashtu”, deklaroi ai.
Ndeshja mes Milanit dhe Liverpoolit zhvillohet një javë pasi të përfundojnë ndeshjet e Kombëtareve./Lajmi.net/