Klopp flet për lëndimin e Elliott: Lëndim i keq, është në spital

Trajneri Jurgen Klopp ka folur për lëndimin që pësoi mesfushori i talentuar anglez, Harvey Elliott.

Sport

12/09/2021 20:55

Një futbollist i Leeds Unitedit ia theu këmbën gjatë përballjes së sotme, të cilën “Reds” e fituan me rezultat 0 – 3, shkruan lajmi.net.

Tekniku gjerman ka treguar për lëndimin e mesfushorit, që tani ndodhet në spital.

“Është lëndim i keq. Këmbë, ishte dal nga vendi dhe tani është rikthyer. Ai tani është në spital”.

“Ne do luajmë futboll pa të, por do presim për të”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Liverpool në katërt ndeshjet e para ka arkëtuar 10 pikë, aq sa kanë edhe Chelsea dhe Manchester United./Lajmi.net/