Klopp e pranon se gjasat për Ligën e Kampionëve janë të pakta pas humbjes nga Chelsea

Trajneri i Liverpool-it Jurgen Klopp ka pranuar që humbja nga Chelsea në Premier Ligë, ishte goditje e madhe për shpresat e tyre për një vend në Ligën e Kampionëve.

Sport

05/03/2021 14:17

Dita e enjte pa Liverpoolin të thellohet më shumë në krizën e fitoreve, ku Mason Mount ishte heroi i Chelsea-t me golin e tij të vetëm në ndeshje, duke i dhuruar Liverpool-it humbjen e pestë radhazi në “Anfield”, përcjell KosovaPress.

“Kjo është një goditje e madhe,” tha tekniku gjerman për “Sky Sports”.

“Nuk ka përfunduar ende, por nuk duhet të flasim për atë gjë nëse humbasim kaq shumë ndeshje, nuk kemi të drejtë të shkojmë në Ligën e Kampionëv,” shtoi Klopp.

Liverpool ka arkëtuar vetëm 10-të pikë nga 11-të ndeshje sa i ka zhvilluar në vitin 2021, vetëm West Brom (nëntë pikë), Newcastle United (shtatë pikë) dhe Southampton (katër pikë) kanë arkëtuar më pak.