Klopp e konfirmon se ylli i skuadrës e mbyll sezonin

Sulmuesi i Liverpoolit, Diogo Jota nuk do luajë me këtë edicion shkaku i lëndimit në këmbë.

Sport

16/05/2021 18:29

“Reds” kanë edhe tri ndeshje që t’i zhvillojnë në Premierligë dhe në rast që i fitojnë të gjitha, ndoshta do kenë mundësinë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Trajneri Jurgen Klopp, ka konfirmuar se ky edicion për portugezin ka marrë fund.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse Jota do arrijë të shërohet para Evropianit 2020 që zhvillohet gjatë verës./Lajmi.net/