Kloop uron Lewandowskin për fitimin e “Këpucës së Artë”: Jam krenar për ty
Mbrëmë Robert Lewandowski morri çmimin e Këpucës së Artë.
Sport
Lewandowski ishte golashënuesi më i mirë i edicionit 2020/21 në Bundesligë me 41 gola të realizuara në vetëm 29 ndeshje, transmeton lajmi.net.
Për këtë çmim sulmuesin e ka uruar edhe ish-trajneri i tij te Dortmundi, Jurgen Kloop që i ka dërguar një mesazh urimi.
“Përshëndetje Lewy, urime për Këpucën e Artë. Kur dëgjova se kishit fituar Këpucën e Artë, mendova: ‘Si? Vetëm tani? Ju mund të shihni se sa kohë duhet për të arritur në maje. Por ju keni qenë në krye për një kohë të gjatë dhe e meritoni këtë çmim”.
“Unë jam vërtet i lumtur për ju. Mënyra se si e filluat këtë sezon, nuk do të isha i befasuar nëse fitoni sërish këpucën e Artë“.
“E kam thënë nja dy herë tani, do ta them edhe një herë të fundit, edhe unë jam krenar për ty. Gjithë të mirat dhe shpresojë të takohemi së shpejti në finalen e Ligës së Kampionëve”, shkroi Jurgen Kloop në mesazhin drejtuar Robert Lewandowskit. /Lajmi.net/