Kjo s’është reformë, manipulimet në zgjedhje mund të përsëriten

Njohësi i procesit zgjedhor, Mazllum Bajraliu thotë se nuk ka reformë të mirëfillt. Ai thotë se ajo po bëhet shkel e shko. Ngreh shqetësimet se manipulimet zgjedhore të vitit 2010 mund të përsëriten edhe në zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti.

Lajme

20/02/2014 07:04

Njohësi i çështjeve politike, Mazllum Bajraliu, thotë se përfundimi i reformës nuk është bërë pasi ka munguar vullneti dhe gadishmëria politike.

“Vlerësimi nuk mund të jetë asesi ndryshe përveçse një mungesë elementare e vullnetit politik dhe gatishmërisë që reforma elektorale të përfundoj ashtu siç është projektuar me një marrëveshje politike para tre vjetësh që u pat kurorëzuar me një rezolutë të Kuvendit të Kosovës që është dokument juridik obligues për Kuvendin dhe Qeverinë”.

Duke folur për “Epoka e Re”, Bajraliu mendon se kjo që po bëhet, nuk është “reformë”. Ai thotë se nuk janë prekur tre shtyllat e saj kryesore prandaj, nuk mund të quhet një reformë e mirëfilltë.

“Nuk ka as reformë substanciale as të rëndësishme dhe as gjithëpërfshirëse. Nuk është kjo reformë.”

“Po, pikërisht ashtu, shkel e shko. Do të thotë, reformë të mirëfilltë dhe përmbajtjesore nuk ka”.

“Reformat në shtyllat e saj substanciale nuk është prekur. Pra nuk kemi reformë të mirfllitë në tri shtyllat kryesore, që është një parakusht elementar i cili do të duhej bërë për arsye se Ligji për Zgjedhje Lokale, por dhe Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme janë me mangësi të shumta”.

Mazllum Bajraliu thotë të ketë frikë të madhe që manipulimet e vitit 2010 mund të përsëriten.

“Është një drojë e madhe për rreziqet dhe për tentativat për manipulimet eventuale që mund të ndodhin sikur në vitin 2010”, ka thënë Mazllum Bajraliu për “Epoka e Re”.