Kjo plakë e ka rrogën më të madhe se Ronaldo-Messi

Judge Judy nga televizioni “CBS” ka rrogë më të madhe se dy yjet më të mëdhenj të futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, së bashku.

Sport

13/03/2015 21:39

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi përfitojnë nga 31 milionë funte në vit në rroga të kombinuara, por ajo shifër mposhtet nga Judge Judy nga “CBS”.

72-vjeçarja sapo është bërë ylli më i paguar televiziv duke nënshkruar marrëveshje me vlerë prej 127 milionë funte, të vlefshme deri më 2020, mesatarisht 32 milionë funte në vit.

Judy Sheindlin punon në “CBS” nga viti 1996, dhe emisioni i saj zgjon audiencë prej 10.3 milionë në javë.