Kjo ishte atmosfera në Mitrovicë dhe Ferizaj gjatë performimit të Dhurata Dorës (Video)
Këngëtarja Dhurata Dora është shumë e angazhuar në këtë sezonë, madje ka raste kur performon në dy vende për një natë.

ShowBiz
Këtë gjë e ka bërë edhe këto ditë, kur këndoi në Mitrovicë dhe Ferizaj në një natë.
Ekipi i emisionit Mirage ishte bashkë me Dhuratën në këtë mbrëmje, për ta sjellë atmosferën nga këto dy vende ku këndoi ajo.
Në videon e mëposhtme mund ta shihni atmosferën që u zhvillua në Mitrovicë dhe Ferizaj gjatë performimit të saj. /Lajmi.net/
