Kjo grua hëngri ushqim për gjithsej 10 mijë kalori përbrenda një dite

Një grua ka provuar dhe ia ka dalë të hajë ushqime për 10 mijë kalori përbrenda 24-orëve.

Fun

06/09/2020 17:17

Në një video të ngarkuar së fundmi nga tabloidi britanik ‘Daily Mail’, gruaja në fjalë, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, ha ushqime duke filluar prej ëmbëlsirave me nutellë e tek shpagetat, shkruan lajmi.net.

Ajo, nëpërmjet disa numrave të shfaqur në anën e djathtë të ekranit, siç tregon videoja, arrin t’i përmbledhë 10 mijë kalori, duke ngrënë ushqim edhe brenda veturës.

Pamjet nuk janë pritur mirë nga komentuesit, ku një shumicë e tyre e kritikojnë sasinë e ngrënë nga gruaja në fjalë. /Lajmi.net/

https://www.facebook.com/DailyMailVideo/videos/410748183231157/