Kjo familje kishte blerë një qen për $13, e zbuluan teksa u rrit se ishte dhelpër
Qenushi i qujatur Run Run në fakt nuk ishte qen fare!
Fun
Një familje në Peru, e cila mendoi se kishte blerë një qen, shumë shpejt kuptoi se kishte një dhelpër në duar pasi ajo sulmoi kafshët e tjera në lagjen e tyre.
Familja Sotelos e bleu “qenushin” për 13 dollarë nga një dyqan i vogël në kryeqytetin e Limës, duke besuar se ishte një husky i racës së pastër. Por pas një kohe, ata morën ankesa nga fqinjët për të ashtuquajturin qenin e tyre, me emrin Run Run.
U bë e qartë se identiteti i kafshës ishte i gabuar kur Run Run filloi të ndiqte derra, pula dhe rosa për t’i vrarë ose për t’i ngrënë, duke provokuar zemërimin e fqinjëve.
“Rreth një muaj më parë, një grua nga këtu përreth tha se dhelpra hëngri tre nga derrat e saj. Dhe më pas dy ose tri ditë më parë, një gjyshe vendase erdhi dhe tha se vrau derrat,” tha pronarja Maribel Sotelo për agjencinë e lajmeve Reuters.
Run Run doli të ishte një dhelpër Ande, e cila ka këmbë të holla, bisht me gëzof, kokë të mprehtë dhe veshë të spikatur.
Shërbimi Kombëtar i Pyjeve dhe Kafshëve të Egra në Peru thotë se kafshët e egra shpesh blihen nga trafikantët nga zonat e Amazonës dhe shiten ilegalisht në Lima.
Mashtruesi i qenit është kapur nga zyrtarët e kafshëve të egra. /Lajmi.net/