Kjo është ‘ura’ që përdorin fëmijët në Drenas për të shkuar në shkollë (Video)

Banorët e Drenasit deri më tani kanë përdorur një ‘urë’ por që gjendja e saj ka qenë më e mirë, e pas reshjeve gjendja e saj përveç e rrezikshme edhe mund të thuhet se është e pa kalueshme.

Lajme

10/03/2016 19:23

Në video që ua sjell lajmi.netmund ta shihni se si është rritur lumi Drenica dhe çfarë rreziku paraqet për ata që përdorin të ashtuquajturën urë.

Kjo urë është përdorur nga banorët e lagjes Shtrubullovë dhe Qikatovë e re ku saktësisht ndodhet tek lumi afër qendër së banimit social, urë që është përdorur edhe nga fëmijët e këtyre lagjeve për të shkuar në shkollën fillore “Ali Gashi” në Qikatovë të re, raporton lajmi.net

Rruga që përdoret nga veturat në këtë vend është 3 kilometra larg, ndërsa rrugë tjetër alternative për këmbësorë nuk ka.

Banorët që nga muaji qershor i vitit që kemi lënë pas kanë dorëzuar një kërkesë në Komunën e Drenasit, pro ende nuk kanë marr asnjë konfirmim nga zyrtarët komunal./ Lajmi.net

 

12821980_1540076962956061_447370354_n 12084194_1540076959622728_1337842656_n 12821979_1540076939622730_1599624653_n 10647708_1540076922956065_1298502521_n