Kjo është shuma që do të fitojë Pfizer nga shitja e vaksinave këtë vit

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer ka rritur parashikimin e të ardhurave nga shitja e vaksinave kundër COVID-19 për këtë vit në 36 miliardë dollarë.

Lajme

02/11/2021 17:58

Kjo është 7.5 për qind mbi parashikimet e tremujorit të dytë, kur kompania parashikon të ardhura gjatë gjithë vitit nga vaksinat në vlerën 33.5 miliardë dollarë ose dy herë më shumë se sa pritej në fillim të vitit, raporton agjencia AP.

Vetëm në tremujorin e tretë të këtij viti, Pfizer fitoi rreth 13 miliardë dollarë nga shitja e vaksinave, të cilat i ndan me partnerin e tij gjerman BioNTech.

Reuters raporton se do të ketë një peshë prej 44 për qind në të ardhurat totale të këtij prodhuesi të vaksinave këtë vit.

Përveç kësaj, Pfizer njoftoi sot se pret të ardhura nga shitja e vaksinave në vlerën 29 miliardë dollarë në vitin 2022, që është mbi parashikimet në Wall Street, pasi ai është duke negociuar me disa vende për nënshkrimin e kontratave për dhënien e injeksioneve parandaluese kundër koronavirusit.

Tetë analistë ekonomikë në Wall Street në sondazhin e Refinitiva parashikuan, mesatarisht, se të ardhurat e Pfizer nga vaksinat do të arrinin në 22.15 miliardë dollarë vitin e ardhshëm.

Kompania tha se megjithëse kanë kapacitet për të prodhuar katër miliardë doza në vitin 2022, aktualisht po llogarisin në shitjen e rreth 1.7 miliardë dozave, që do të thotë se ata mund të rrisin parashikimin për vitin e ardhshëm nëse nënshkruajnë kontrata furnizimi me vendet me të cilat ata udhëheqin negociatat.