Kjo është punishtja në Vjenë ku humbën jetën tragjikisht punëtorët nga Kosova
Një incident i rëndë ka ndodhur sot në një kantier ndërtimi në lagjen Alsergrund të Vjenës. Sipas raportimeve, tragjedia ndodhi gjatë punimeve të betonit, ku janë thyer skelat dhe disa punëtorë kanë rënë në oborrin e një ndërtese të vjetër, raportojnë mediat austriake. Numri i punëtorëve të zënë nën gërmadha është pesë, ku shumica prej…
Lajme
Një incident i rëndë ka ndodhur sot në një kantier ndërtimi në lagjen Alsergrund të Vjenës.
Sipas raportimeve, tragjedia ndodhi gjatë punimeve të betonit, ku janë thyer skelat dhe disa punëtorë kanë rënë në oborrin e një ndërtese të vjetër, raportojnë mediat austriake.
Numri i punëtorëve të zënë nën gërmadha është pesë, ku shumica prej tyre janë nga Kosova.
Një nga viktimat është identifikuar si Pajtim Bajrami, ku vdekjen e tij e kanë konfirmuar familjarët.


