Kjo është arsyeja pse Man City do të përjashtohet nga Liga e Kampionëve

New York Times ka publikuar një artikull ku raporton se UEFA do të përjashtojë Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Sport

14/05/2019 19:17

Manchester City të dielën e javës që shkoi u shpall kampion i Premierligës, duke e fituar betejën e fortë me Liverpoolin.

Edhe pse janë kampion të Anglisë në fuqi, skuadra e Guardiolas shumë lehtë mund të mos jetë pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.

‘The Citizen’ për muaj kanë qenë objekt hetimi nga UEFA, organet e të cilës shoqatë janë takuar dy javë më parë në Nyon të Zvicrës, për të diskutuar rreth dënimit.

Dënimi i UEFA-s për Manchester Cityn do të bëhet publik shumë shpejtë, përmes të cilit do t’i ndalohet pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve.

Manchester City do të dënohet për anashkalim të rregullave financiare të vendosura nga UEFA, ku klubi shpenzonte më shumë para se sa regjistronte të hyra nga kontratat e sponsorizimit./Lajmi.net/