Kjo do të jetë kundërshtarja e parë e Majlinda Kelmendit

‘Mbretëresha’ e xhudos, Majlinda Kelmendi, ka mësuar kundërshtaren e saj të parë në Grand Prix Budapest.

Sport

12/07/2019 11:09

Kelmendi, në Grand Prixin e Budapestit do të garojë në kategorinë deri në 25 kilogramë, ku shihet si favorite për triumfin, shkruan lajmi.net.

Raundin e parë të këtij kompeticioni, xhudistja kosovare e kaloi pa duel, kurse tashmë ka mësuar kundërshtaren për duelin e saj të parë.

Kelmendi do të përballet me xhudisten nga Meksika, Luz Olvera, e cila arriti të fitonte ndeshjen e saj të parë kundër hungarezes, Katinka Szabo, me ‘Golden Score’. /Lajmi.net/