Kirurgu paralajmëron për hedhjet në det dhe pishinë
Pushuesit duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet e zhytjes në ujë të cekët dhe rreziqet që paraqesin parqet ujore, sipas një kirurgu.
Lifestyle
“Një moment i çmendurisë” mund të çojë në dëmtime të mëdha dhe paralizë, të cilat shpesh nuk kanë kthim mbrapa, thotë Evan Davies, nga Spitali Universitar i Southamptonit, transmeton lajmi.net.
Kohët e fundit, ai operoi mbi një pacient i cili kishte copëtuar lëkurën e shpinës, duke u zhytur në shkëmbinj të fshehur në Kroaci.
Një tjetër burrë lëvizi rruazat në qafë në një rrëshqitëse uji në Spanjë.
Davies, një kirurg konsulent kurrizor, u bëri thirrje njerëzve që shkojnë me pushime të kujdesen për rreziqet e mundshme, sepse “jeta mund të ndërrojë kahje në çast”.
“Mesazhi im do të ishte të kujtojmë se paralajmërimet shëndetësore nuk do të jenë të larta në axhendën e shumë atraksioneve dhe destinacioneve të pushimeve dhe, në shumë vende, rregulloret dhe monitorimi mund të ndryshojnë shumë” tha ai, duke paralajmëruar për kujdes të shtuar. /Lajmi.net/