Kina me vendim të pabesueshëm për golat e futbollistëve kinezë

Federata Kineze ka nisur studimin e politikave të ndryshme që mund të zbatohen për të mbrojtur prodhimin dhe aktivizimin e futbollistëve vendas në një kohë që klubet e Super Ligës janë duke shpenzuar shifra të padëgjuara për të afruar në skuadrat e tyre yjet e futbollit botëror.

Sport

03/01/2017 15:43

Një rregull mjaft interesant që pritet të futet në fuqi ka të bëjë me vlerën e golave të shënuar nga futbollistët kinezë dhe ata të shënuar nga futbollistët e huaj. Ideja që po diskutohet për t’u miratur ka të bëjë me rastin nëse në fund të kampionatit dy ekipe në renditje do të jenë me pikë të barabarta.

Duke qënë se në një rast të tillë shikohet golavarazhi i përgjithshëm i secilës skuadër, atëherë golat e realizuar nga futbollistët vendas do të vlenin dyfishin e atyre të shënuar nga të huajt.

Pra e thënë më thjesht, kampioni i Kinës mund të vendoset nga golat e shënuar nga lojtarët e dalë nga akademitë e klubeve kineze dhe jo nga milionat që paguhen për futbollistët e huaj.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.