Të Infektuar: 103.480

Të Shëruar: 90.328

Të Vdekur: 2.118

Kina aprovon dy vaksina të tjera për Covid-19

17:06 | 25 Shkurt 2021

Kina ka aprovuar dy vaksina të tjera për COVID-19 për përdorim të gjerë.

Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore i ka dhënë aprovimin vaksinën nga CanSino Biologics dhe një vaksine të dytë nga Sinopharm.

Të dyja po përdoren në grupe të caktuara të njerëzve nën autorizim emergjent.

Kina tash ka katër vaksina kundër koronavirusit.

CanSino tha se vaksina e saj është 65.28 për qind efektive 28 pas dhënies së dozës. Mund të ruhet në 2 deri 8 gradë celsius.

Është vaksina e parë e zhvilluar nga një kompani kineze që kërkon vetëm një dozë, raporton AP.

Ndërkaq, ajo e zhvilluar nga Sinopharm tha se vaksina e saj është 72.51 për qind efektive.