Kim Jong-un urdhëron rritjen e prodhimit të raketave ndërkontinentale
Kreu koreanoverior, Kim Jong Un, ka urdhëruar prodhimin e më shumë motorëve dhe mbushje për raketa balistike ndërkontinentale (ICBM), njoftoi media zyrtare.

Bota
Tensionet rreth programeve bërthamore dhe balistike të Koresë së Veriut nuk kanë pushuar së rrituri mujat e fundit.
Në korrik, Pheniani zhvilloi teste me ICBM, të mbikëqyrura nga Kim Jong Un, që në parim vë një pjesë të mirë të kontinentit amerikan në rrezen e këtyre raketave, përcjell Atsh.
Uashingtoni dhe Pheniani rritën kërcënimet reciproke.
Por toni nga kjo kohë është zbutur, por Uashingtoni dhe Seuli filluan këtë javë ushtrimet e tyre të përbashkëta ushtarake që si gjithnjë janë kritikuar nga Koreja e Veritur si përpjekie për të pushtuar territorin e saj.