Kill Your Darlings

Daniel Radcliffe e pasqyron Allen Ginsberg’un në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të çiltër, duke e theksuar idealizmin e tij dhe naivitetin seksual.

ShowBiz

08/12/2013 22:00

Kill Your Darlings është filmi i tretë në tri vitet e fundit që ka të bëjë me Beatnikët, pas Howl (2010), të Rob Epstein dhe Jeffrey Friedman, si dhe On the Road (2012), të Walter Salles.

Por, krijimi i fundit është më superior ndaj dy filmave tjerë. Harry Potteri i dikurshëm, Daniel Radcliffe, bën një performansë inteligjente dhe të kujdesshme të Allen Ginsberg’ut në lulen e rinisë.

Në këtë film shfaqet vetëdijesimi tipik për vitet e 50’ta dhe luhatja e kokës së djelmoshave të veshur me polo, që vallëzojnë nën ritmin e jazz’it. Mirëpo, gjithashtu edhe dhuna, turpi dhe mohimi gjatë fillimeve të Lëvizjes Beat dhe karrierës së Ginsberg’ut.

Këto ngjarje e ndezën fitilin e poezisë. Filmi krijon përshtypjen se impulsi poetik është i ngjashëm me impulsin e të fluturuari: ikja nga tollovia e jetës reale dhe shkuarja në një pikë më superiore, nga e cila kjo tollovi mund të kontrollohet, absorbohet, njihet dhe konsiderohet në mënyrë artistike.

Rrëfimi ka të bëjë me marrëdhënien e Ginsberg’ut me Lucien Carr (Dane DeHaan), gjersa ishin studentë në Columbia.

Carr ishte një sportist trazovaç, të cilit Ginsberg ia dedikoi botimin e parë të poemës Howl (Ulërima, përkthyer në shqip nga Fadil Bajraj), që u përfshi në një akt makabër të dhunës.

Radcliffe e pasqyron Ginsberg’un në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të çiltër, duke e theksuar idealizmin e tij dhe naivitetin seksual.

A.M.  

Traileri i Kill Your Darlings.