Kiflet e ëmbla të shtëpisë – Të buta dhe plotë shije

Kiflet janë një delikatesë e cila shijohet më së miri nga kushdo.

Lifestyle

30/03/2021 16:54

Të buta, të ëmbla e të ngrohta, perfekte për t’ju ngrohur në këto ditë të ftohta.

Mësoni një mënyrë shumë klasike dhe të thjeshtë të përgatitjes së tyre dhe gatuajeni në shtëpitë tuaja sa herë ju hahet diçka e ëmbël.

Përbërësit për brumin

450 gr gjalpë i ftohtë

550 gr miell

12 të bardha vezësh

Lëngu i një limoni

Për mbushjen

Gjysmë gote me ujë

130 gr sheqer

Lëkura e grirë e një limoni

450 gr arra të grira

Sheqer pluhur

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen me përgatitjen e kësaj ëmbëlsire si fillim zgjidhni një enë të thellë.

Shtoni gjalpin e prerë në kubikë, të bardhat e vezëve të rrahura bashkë me lëngun e limonit dhe përziejeni të gjitha bashkë.

Formoni brumin e zakonshëm e pa kokrriza dhe punojeni dhe pak me duar.

Më pas ndajeni në 8 kuleçë të cilët duhet t’i mbështillni me qes eplastike kuzhine, futini në frigorifer dhe lërini për 12 orë ose përgjatë gjithë natës.

Kur brumi të jetë gati, përgatisni mbushjen, në një tigan të vogël shtoni ujin dhe sheqerin në mënyrë që të ziejnë.

Shtoni dhe lëkurën e grirë të limonit dhe lëreni të ziejë për 5 minuta.

Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohetdhe shtojini arrat e grira brenda.

Më pas ngrohni furrën në temperaturën 180 gradë dhe nxirrni brumin nga frigoriferi.

Nëse keni bërë toptha shumë të vegjël nxirrini pak nga pak nga frigoriferi dhe jo të gjitha menjëherë.

Merrni dy letra kuzhine dhe vendosni topthin e brumit në mes dhe hapeni me anë të një petësi në mënyrë q ëtë formoni një petë 5mm.

Prijini në trekëndësha të mëdhenj, shtoni brenda pak nga mbushja me shurupin që përgatitët më parë dhe rrotullojeni në mënyrë që të formoni kiflet.

Këtë proces bëjeni me secilën nga topthat e brumit që keni në frigorifer, duke u kujdesur që në fund të prisni në trekënëdsha të mëdhenj të gjithë petët.

Vendosini në një tavë duke puthitur pjesën ku mbyllet brumi poshtë dhe piqini për 10-15 minuta ose derisa të marrin ngjyrë të artë.

Më pas mund t’i nxirrni nga furra dhe t’i pluhërosni me pak sheqer pluhur për më shumë shije.

Një mënyrë tjetër është që t’i hidhni pak sheqer para se t’i piqni në mënyrë që të shkrijë gjatë pjekjes. /Lajmi.net/