Kica-Xhelili: VV po e merr Kuvendin veç sa për lojë shahu pa mbret e mbretëreshë, me një oficer operativ që ‘rrezikon’ herë njërën figurë e herë tjetrë

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka shkruar sot në Facebook, ku ka thënë se do të marrin pjesë në votim për kryekuvendar pasi siç thotë ajo është obligim kushtetues. Ajo iu ka sqaruar ish-ministrave/deputetëve që sipas saj “nuk i kuptojnë as gjërat më bazike”, që të votosh nënkupton edhe votimin kundër. “U kemi thënë që…

Lajme

24/08/2025 16:39

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka shkruar sot në Facebook, ku ka thënë se do të marrin pjesë në votim për kryekuvendar pasi siç thotë ajo është obligim kushtetues.

Ajo iu ka sqaruar ish-ministrave/deputetëve që sipas saj “nuk i kuptojnë as gjërat më bazike”, që të votosh nënkupton edhe votimin kundër.

“U kemi thënë që pa marrëveshje politike, nuk ka votë Për, e me ta nuk duam e as s’bëjmë marrëveshje. Pa taktizime, pa kalkulime veçse qëndrim i qartë politik. Ofruam qeveri uniteti deri në mars për tejkalimin e krizës politike, nuk deshën”, ka shkruar Kica-Xhelili.

Ajo ka thënë se VV po e merr Kuvendin veç sa për lojë shahu pa mbret e mbretëreshë, me “veç një oficer operativ që ‘rrezikon’ herë njërën figurë e herë tjetrën në një vetëkënaqësi të pakuptimtë”.

“E tjerët që janë të gatshëm të bëjnë kompromise për kryekuvendar kanë sot emër dhe përgjegjësi – dhe kjo është në rregull. Me qëndrime publike, natyrshëm, vjen përgjegjësia. Secili në të drejtën e tij, poaq sa përgjegjësinë pas të drejtës. Nuk jemi të njëjtë e as s’duhet të jemi. LDK mbetet këtu. Qëndrimet po ato – e qëndrimet tona nuk varen nga euforitë kalimtare sepse shteti nuk është “impuls”, por vetëdije”, ka shkruar Kica Xhelili në Facebook.

Sot, në Kuvendin e Kosovës nga VV janë propozuar për votim Hekuran Murati, Arbërie Nagavci dhe Dimal Basha por që asnjëri nuk i ka arritur 61 vota. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i saj: